Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott ka dënuar rrahjen së djalit të ish-ministrit Nenad Rashiq. Ai ka kërkuar nga Policia që të gjejë sa më shpejt fajtorët derisa ka thënë se aktet të tilla janë të papranueshme pavarësisht kundër kujt ndodhin.
“Lajmi për sulmin ndaj djalit të Nenad Rashiq është i neveritshëm çfarëdo qoftë motivi. Kësi lloj i dhunës, çoftë fizik apo verbal, është i papranueshëm kundër kujtdo, bur por është veçanërisht më shokues që i ka ndodhur një personi të ri. Kërkoj nga Policia e Kosovës që të hetojnë incidentin shpejt dhe të gjejë ata që kanë iniciuar dhe kanë marrë pjesë në incident”, ka thënë ai.
Djali i ish-ministrit Nenad Rashiq është rrahur sot para shkollës ku ai vijon mësimin në fshatin Llapnasellë të Graqanicës. Në lidhje me rastin, Policia e Kosovës ka shoqëruar 8 persona, prej tyre njëri i mitur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.