Këshilli i Bashkësisë Islame në Fushë Kosovë ka reaguar pas lajmi se një hoxhë ka dhunuar një grua në Fushë Kosovë.
Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, KBI në Fushë Kosovë ka thënë se i dyshuari nuk është pjesë e Këshillit të Bashkësisë Islame dhe nuk ka të bëjë asgjë me misionin e imamit dhe nuk është pjesë e BIK-ut, shkruan Reporteri.net.
“Përkitazi me lajmin se sot, në komunën e Fushë Kosovës është arrestuar një hoxhë, Këshilli i BI-së në Fushë Kosovë njofton opinionin e gjerë si dhe besimtarët myslimanë, se i arrestuari në fjalë nuk është pjesë e Këshilli të BI-së, madje i arrestuari nuk është fare imam-hoxhë, e as teolog islam. Pra i njëjti nuk ka të bëjë asgjë me misionin e imamit dhe nuk është pjesë e BIK-ut”, thuhet në reagim.
/Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.