×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon edhe Sherifi i Nismës: Me praktikantë nuk ndërtohet shteti

    Reporteri
    14 Maj 2021 | 13:21

    Bilall Sherifi i Nismës ka komentuar pamjet e sotme para sallës “1 Tetori në Prishtinë”, ku qindra qytetarë janë parë duke pritur grumbull për të marrë vaksinën anti-Covid.


    Sherifi i ka quajtur praktikantë udhëheqësit e Qeverisë aktuale, teksa ka thënë se kështu nuk ndërtohet shteti.

    “Kjo formë kaotike e “qeverisjes” ka vënë në rrezik jetët e kategorive më të rrezikuara të shoqërisë sonë. Prandaj kërkojmë përgjegjësi nga tërësia e zinxhirit të njerëzve të përfshirë në rrezikimin e qytetarëve”, shkruan ndër të tjera ai.

    Postimi i plotë:

    KREJT dhe DREJT në KAOS, me PRAKTIKANT nuk ndërtohet shteti!

    Nëse një çështje kaq e thjeshtë siç është planifikimi i zbatimit të vaksinimit të popullsisë shoqërohet me kaosin e asaj që pamë në ditën e sotme, atëherë mund ta imagjinojmë kaosin që do të krijojnë në fushat e tjera të qeverisjes.

    Kjo formë kaotike e “qeverisjes” ka vënë në rrezik jetët e kategorive më të rrezikuara të shoqërisë sonë. Prandaj kërkojmë përgjegjësi nga tërësia e zinxhirit të njerëzve të përfshirë në rrezikimin e qytetarëve.

    Indiferenca institucionale përball rrezikut nga infektimi me COVID-19 përbën vepër penale, sepse hyn në kategorinë e MOSDHËNIES NDIHMË NJERËZVE NË RREZIK!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!