×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Haradinaj: Nga AAK po largohen ata që nuk mund të jenë plotësisht të përkushtuar

    Reporteri
    18 Maj 2021 | 13:35

    Kryetar i i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj ka reaguar për largimet që po ndodhin nga partia që ai drejton.


    Sipas tij AAK është e fokusuar për zgjedhjet lokale.

    Haradinaj ka thënë se e falënderon secili nga të larguarit nga AAK për angazhimin qoftë edhe njëditorë në këtë parti.

    Reagimi i plotë:

    Të nderuar qytetarë,

    E nderuar anëtarësi dhe struktura të Aleancës,

    Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, gjatë kësaj kohe, fokusimin kryesor dhe energjitë e saj i ka të orientuara për zgjedhjet komunale të radhës.

    Dhjetëra profesionistë të të gjitha fushave, përpos ekspertizës, duke shpërfaqur edhe vullnet për punë, do të garojnë në këto zgjedhje komunale.

    Organizimi i brendshëm i Aleancës, mbështetet në kuadrot që kanë gatishmëri e vullnet për angazhim.

    Ata të cilët për arsye të ndryshme nuk po mund të jenë plotësisht të përkushtuar, po lirohen nga përgjegjësitë që kanë në parti. Atyre u jemi mirënjohës dhe falënderues për kontributin, qoftë edhe vetëm njëditor, në realizimin e qëllimeve të përbashkëta.

    Koha në të cilën po veprojmë, është kohë e sfidave të mëdha dhe kërkon vullnet, përkushtim e guxim për punë.

    Jam tejet i lumtur që Aleancës po i bashkohet një brez i tërë i të rinjëve, ta gatshëm të përballen me sfidat e garës politike në të gjitha nivelet. Kjo garë, rezultatin e parë do ta jap në zgjedhjet komunale, do të vazhdojë me zgjedhjet e rregullta të brendshme në Parti, në pranverën e vitit që vjen, si dhe në zgjedhjet parlamentare të ardhshme.

    Duke iu uruar sukses mijëra antarëve të Aleancës që janë të angazhuar në këtë proces, i siguroj se përkrahja ime do të jetë për secilin që shpreh vullnet për punë në forcimin e mëtutjeshëm të organizatës sonë të përbashkët.

    Aleanca ishte dhe do të mbetet parti e vlerave demokratike, në shërbim të Atdheut e të qytetarit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!