Është arrestuar personi që e kërcënoi kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacollin, duke i thënë se do ta vrasë atë dhe fëmijët e tij.
Pacolli përmes një postimi në Facebook tha se do ti përdorë të gjitha instrumentet ligjore që ti ndjek këta persona duke shpresuar që në këtë mënyrë i kontribuoj tërë shoqërisë e cila është e ngopur me dhunë, kërcënime e frikësime, shkruan Reporteri.net.
Postimi i plotë:
Familja është vlera më e madhe e shoqërisë. Fëmijët janë të shenjtë për secilin prej nesh andaj t’u japim dashuri sa më shumë që mundemi.
Shoqëria jonë duhet të ketë kujdes dhe të mos tejkalojë limitet e respektit ndaj familjes e veqanërisht ndaj fëmijëve.
Nga ana tjetër unë asnjëherë askënd që mllefin e tij personal ta shpreh duke më kërcënuar familjen, e fëmijët e mi.
Do përdori të gjithë instrumentet ligjorë që ti ndjek këta persona duke shpresuar që në këtë mënyrë i kontribuoj tërë shoqërisë e cila është e ngopur me dhunë, kërcënime e frikësime.
https://www.facebook.com/behgjeti/photos/a.10152919767545153/10163344385725153/?type=3&__xts__%5B0%5D=68.ARCjZ6goAwArMaTX5bfh7rbEfLjGOXKn-YFrDUcVF2vUd21X5zkdhbM3VW6q1csNhpgPTYyDgazobhq2WIGgxVr1Yw_dFbKdoP2ujBm2-AZTqXMY1_gpCDqzoRKoU5U2zksaNbbVdA8Cov-S3Q8sWPm9DKxp7nXk6Kn83mZWRmqA_DN2Q2GRAq7ilT2XAcc5MdKKi5-gdYIN-3mWb5Oiboe03hCTOaoekVCXCawSnKjHq0mDMC_gQFWnSnu2gSpkxbcWxHENia5HJyRZ_8tiVjbEq45rlErU3Hh2Os3WyRglvIfYEBQfIOK9dOcnCjd2SimKUQgxLi82xhwlTYTl&__tn__=-R