×
  • Lajme
  • Lajme

    Valdete Daka: Avokati i Popullit ka marrë anën e atyre që janë më të fortë

    Reporteri
    17 Nëntor 2021 | 20:32

    Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka më 27 tetor i ishte drejtuar Avokatit të Popullit me kërkesë për ta shqyrtuar shkarkimin e saj nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

    Megjithatë edhe përkundër vërejtjeve nga ana e Bashkimit Evropian, Avokati i Popullit konstaton se vendimi për shkarkim e kryetares së KQZ-së përcaktohet me ligj.

    Kështu që kërkesa e Valdete Dakës është refuzuar.

    Në lidhje me këtë Daka në ATV ka thënë se në këtë rast Avokati i Popullit ka marrë anën e më të fortit.

    “Unë ende nuk e kam këtë vendim të Avokatit të Popullit, nuk e di në çka është thirr ky vendim. Mendoj se është për të ardhur keq kur institucioni i vetëm të cilit unë kam mundur t’i drejtohem dhe ndërmjet të cilit kam mundur ta di se a ka qenë i drejtë shkarkimi im apo jo është i heshtur. Avokati i popullit është institucioni i cili duhet t’i mbrojë të drejtat dhe liritë e njeriut, në këtë rast si duket ka marrë anën e atyre që janë më të fortë”, tha ajo.

    Ndërsa ka shtuar se nëse Avokati i Popullit do ta dërgonte në Gjykatën Kushtetuese kërkesën e saj do të dihej nëse vendimi i Presidentes, Vjosa Osmani ishte i drejtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!