×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Vuçiq: Deklaratat e Palmerit më duken si shaka, nuk do të lejojmë të poshtërohet Serbia

    Reporteri
    02 Nëntor 2019 | 17:34

    Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka komentuar  deklaratën e Zëvendës Ndihmës Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Matthew Palmer, i cili gjatë vizitës së djeshme në Prishtinë, tha se Serbia nuk mund të hyjë në BE. përveç nëse e njeh një Kosovën si shtet të pavarur.


    Vuçiq në një intervistë për gazetën serbe “Novosti” tha se ata janë për një zgjidhje kompromisi, por kurrë nuk do të pajtohen siç u shpreh ai, me poshtërimin e Serbisë, transmeton Reporteri.net.

    “Nëse gjithçka është ashtu siç tha Matthew Palmer, në Kosovë, ku unë prisja që ata të ulnin pritshmëritë e  autoriteteve të Prishtinës dhe t’u tregojë atyre se është i nevojshëm kompromisi, atëherë pyes veten se për çfarë të negociojmë. Të negociojmë për atë se në cilën pikë duhet ta  njohim pavarësinë e Kosovës dhe ata të heqin taksën? Më  duket si shaka. Në çdo rast, ne do të jemi të gatshëm për bisedime dhe për të arritur zgjidhje kompromisi, por kurrë nuk do të pajtohemi me poshtërimin e Serbisë”, është shprehur ndër të tjera Vuçiq.

    Vuçiq ka shtuar se gjatë vizitës së Palmer në Shkup dhe Prishtinë, ai përmendi vetëm detyrimet e Serbisë, por asnjëherë nuk përmendi se çka duhet të bëjë Kosova.

    “Unë i kam ndjekur të gjitha deklaratat e Palmer me shumë kujdes dhe e di se ai është një profesionist i lartë dhe një njeri që e bën punën e tij direkt në përputhje me Departamentin e Shtetit dhe politikat e SHBA-së. Ajo që më habit është fakti që Palmer, në thelb, në Prishtinë dhe Shkup, foli vetëm për angazhimet e Beogradit, dhe disa prej tyre janë shumë të diskutueshme. Për një sekondë, për shembull, ai nuk përmendi detyrimet reale dhe objektive të Prishtinës, siç është formimi i Asociacionit të Komunave Serbe, që është detyrim i tyre i padyshimtë ligjor ndërkombëtar dhe që buron nga Marrëveshja e Brukselit dhe të gjitha anekset pasuese të këtij traktati”, është shprehur ndër të tjera Vuçiq.

    Ndryshe, i dërguari special i Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer gjatë së hënës do të jetë për vizitë në Beograd. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!