×
  • Lajme
  • Lajme

    Reagon Vuçiq: Eichhorst nuk është autorja e “non-paper”

    Reporteri
    29 Prill 2021 | 13:42

    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka reaguar pas raportimeve të fundit.


    Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq insistoi se drejtoresha ekzekutive e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) për Evropën dhe Azinë, Angelina Eichhorst nuk është autore e ‘’non-paper’’, raporton Tanjug.

    “Nuk mund ta konfirmoj atë, sepse nuk mendoj kështu. Kjo nuk më duket si Angelina Eichhorst dhe jam i bindur që ajo nuk e bëri këtë”, tha Vuçiq.

    “E gjitha është e komplikuar, por unë nuk do të flisja për këtë tani, sepse kam disa frikë shtesë që nuk do të doja t’i bëja publike… Kam frikë se botimi i “non-paper”-it ishte një strategji e qëllimshme në disa qarqe që janë më afër pikëpamjeve të Prishtinës sesa Beogradit, në kuptimin taktik”, shtoi ai.

    Vuçiç theksoi se Beogradi po e analizon me kujdes “non-paper”-in, por që ai nuk mund të flasë për detajet, duke shtuar se ka frikë se botimi i saj është “një strategji e qëllimshme e disave që janë më afër Prishtinës”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!