×
  • Lajme
  • Lajme

    Konfirmohet në gjykatë aktakuza për korrupsion për Mimoza Kusarin, Besim Beqajn e të tjerët

    Reporteri
    18 Maj 2021 | 12:43

    Gjykata e Apelit e Kosovës i ka refuzuar si të pabazuara ankesat e avokatëve mbrojtës për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim të provave në rastin e të pandehurve Besim Beqaj, Mimoza Kusari-Lila, Nenad Rashiq, Dardan Gashi dhe të tjerëve, F. H. dhe A. Gj për çështjen e njohur si “afera e hidrocentraleve”.


    Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, i datës 04.03.2021, është vërtetuar dhe çështje penale ndaj tyre, do të vazhdojë sipas rregullave të procedurës penale.

    Të pandehurit në fjalë, po akuzohen nga ana e Prokurori Special për veprën penale “Keqpërdorim i pozitës zyrtare apo autoritetit zyrtar në bashkëkryerje”.

    Gjykata e Apelit po ashtu, e ka refuzuar edhe ankesën e Prokurorisë Speciale, për të akuzuarit tjerë në këtë rast: L.F., F.H., F. Ç., M. R., A. N.,  F.K.,  I. I., G. J., B. B., G. Sh., N. H., A. A.

    Procedura penale ndaj tyre është pushuar, për shkak të parashkrimit relativ të ndjekjes penale.

    Gjykata e Apelit gjeti se aktvendimi i ankimuar, nuk është i përfshirë në shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, dhe se gjykata e shkalles së parë, ka vendosur drejtë dhe ligjshëm, duke dhënë arsye të mjaftueshme, kur i ka trajtuar kërkesat e mbrojtësve, për hudhje të aktakuzës dhe kundërshtim te provave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!