×
  • Lajme
  • Lajme

    REL: Me ardhjen e Kallas pritet të hiqet posti i emisarit për dialogun Kosovë-Serbi

    Reporteri
    28 Gusht 2024 | 16:03

    Radio Evropa e Lirë ka publikuar një shkrim në lidhje me shefen e ardhshme të politikës së jashtme dhe sigurisë së BE-së, Kaja Kallas.

    Sipas mediumit, shefja e ardhshme, që ishte dikur kryeministre e Estonisë, njihet si politikane me qëndrime të forta kundër Rusisë.

    Në tekst paralajmërohet edhe një lëvizje e mundshme rreth postit aktual të Miroslav Lajçakut, atë të të dërguarit special të BE-së për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

    REL-i thotë se posti i Lajçakut mund të hiqet plotësisht kur Kallas të bëhet kryediplomate e BE-së.

    “Diplomatët po ashtu i kanë thënë REL-it se presin që ajo të jetë gati të merret me dialogun mes Kosovës dhe Serbisë. Shefi aktual i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, më 2020 i kërkoi ish-ministrit të Jashtëm sllovak, Mirosllav Lajçak, të shërbente si përfaqësues i posaçëm i BE-së për dialogut. Por, ky proces ka prodhuar pak përparim real dhe duket se posti që aktualisht mban Lajçaku mund të hiqet plotësisht kur Kallas të bëhet kryediplomatja e re e bllokut”, ka shkruar mediumi.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!