×
  • Lajme
  • Lajme / Flet shefi i Emergjencës

    Rënia e kulmit të objektit të Komunës, flasin nga QKUK-ja për gjendjen e vajzës që u lëndua

    Reporteri
    18 Janar 2024 | 14:12

    Një vajzë ka mbetur e lënduar si pasojë e rënies së një pjese të kulmit të objektit të Komunës së Re të Prishtinës.

    Gjendja e saj momentalisht është jashtë rrezikut për jetë.

    Kështu ka bërë të ditur për Gazetën Online Reporteri.net shefi i Emergjencës, Naser Syla.

    “Po kryhen ekzaminimet. Gjendja e saj momentalisht është stabile”, tha shkurtimisht Syla për Reporteri.net.

    Nga Policia e Kosovës kanë thënë se Policia tashmë ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave të ngjarjes.

    “Rreth orës 13:00, është raportuar se në rrugën “Nora e Hotit” në Prishtinë, një person ka marrë lëndime si pasojë e goditjes nga materiale që janë shkëputur nga çatia e një objekti.

    Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe mbështetur në informacionet e para është raportuar për një person të lënduar, femër, e cila është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

    Aktualisht policia ka nisur punën për zbardhjen e plotë të të gjitha rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, tha Agron Borovci për Reporteri.net.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!