×
  • Lajme
  • Lajme

    Rënie e ndjeshme e rasteve me COVID-19 nëpër klinikat e SHSKUK-së

    Reporteri
    08 Tetor 2021 | 9:52

    Spitali i përgjithshëm i Pejës dhe Spitali i përgjithshëm i Vushtrrisë, nuk kanë në trajtim asnjë pacientë me COVID-19.


    Rënie të ndjeshme të rasteve ka edhe në spitalet e tjera, por edhe në klinikat e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

    Bazuar në raportin e datës 8 tetor 2021, në tërë Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim janë 106 pacientë, prej tyre 73 me oksigjeno-terapi dhe 6 në kujdes intensiv, në gjendje të rënduar shëndetësore.

    Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme:

    Klinika Infektive, 29 pacientë

    Klinika Infektive II (Mjekësi Sportive), 9 pacientë

    Klinika e Pulmologjisë, 19 pacientë post-COVID

    Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 5 pacientë

    Spitali i Prizrenit, 4 pacientë

    Spitali i Gjakovës, 3 pacientë

    Spitali i Gjilanit, 9 pacientë

    Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë

    Spitali i Ferizajt, 18 pacientë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!