×
  • Lajme
  • Lajme

    Reshjet e mëdha të shiut në Rahovec “rrëmbejnë” një person

    Reporteri
    17 Qershor 2019 | 21:47

    Disa komuna të Kosovës si pasojë e reshjeve të shiut, u vërshuan nga uji.


    Por komuna e Rahovecit është vërshuar më së tepërmi.

    Përveç dëmeve të mëdha materiale që shkaktohet në të mbjellat bujqësore, këtë herë reshjet kanë rrezikuar edhe jetën e banorëve, shkruan Reporteri.net.

    Këtë e dëshmon një video e publikuar në rrjetet sociale, që raportohet se është bërë në komunën e Rahovecit.

    Aty, shihet si uji e “rrëmben” një person. /Reporteri.net/.

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik, gjatë ditëve të ardhshme do të ketë mot jostabil, të shoqëruar me reshje shiu, stuhi lokale dhe shkarkime rrufesh.

    Në fushat termike do të ketë rënie për disa gradë, por kjo gjendje nuk do të ndikojë edhe në temperaturat minimale, të cilat do të vazhdojnë të mbeten të njëjta me ditët e fundit, minimalet parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 26-30 gradë Celsius.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!