×
  • Lajme
  • Lajme

    Revoltohen disa protestues shëndetësorë në Prizren, thonë se u diskriminuan nga shteti për 300 euro

    Reporteri
    30 Shtator 2020 | 10:01

    Dhjetëra protestues, pjesë e stafit mjekësor të Spitalit Rajonal të Prizrenit, kanë shprehur revoltën e tyre ndaj institucioneve qendrore të Republikës për mosndarjen e shtesave.


    Bëhet fjalë për kategoritë e tjera (përpos doktorëve dhe infermierëve) që nga Qeveria nuk morën +300 euro.

    Punonjësit që s’do ta kenë këtë përfitim janë: ata të higjienës, shoferët, punëtorët teknikë.

    “Nuk është paguar paketa emergjente për ne në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Jemi ballafaquar me higjienën e luftës kundër Covidit-19. Sindikata nuk na ka dhënë përkrahje të mjaftueshme”, ishte ankesa e disa protestuesve, shkruan indeksonline.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!