Anëtari i VV-së, Boiken Abazi, i njohur edhe si revolucionari i partisë së Kurtit, që i pëlqejnë “pranverat shqiptare”, ka ftuar në protesta qytetarët në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, për shkak që sipas tij Hashim Thaçi po tenton të bëjë grusht shtet në Kosovë.
Ai shkon edhe më larg, duke akuzuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, që po e mbyll gojën karshi “grusht shtetit që po bëhet në Kosovë”.
Shkrimi i plotë:
Në protestë kundër grushtit të shtetit në Kosovë, që po tenton Hashim Thaçi me shokë, do ngriheshin jo vetëm qytetarët e Kosovës, por edhe shqiptarë nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe mërgata. Jam i bindur për këtë! Le të na arrestojë Edi Rama që e ka qepur gojën përball kësaj pandemie politike.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.