Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat nga numërimi i 59.40% të vendvotimeve në Kosovë.
Nga të dhënat e fundit rezulton se Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para në renditje, duke kaluar LDK-në me 242 vota diferencë, shkruan Reporteri.net.
Në përqindje, sipas rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ-ja, VV-ja eshtë e para me 25.47%, pasuar nga LDK-ja me 25.41.
PDK vazhdon të radhitet e treta me një rënie të lehtë në përqindje, në 21.72%, pasuar nga AAK-ja më 12,20 përqind.
NISMA-AKR, sipas rezultateve të deritanishëm qëndrojnë mbi pragun zgjedhorë më 5,28%, shkruan Reporteri.net.
Sipas KQZ-së deri më tani në gjithë Kosovën janë numëruar 462713 fletëvotime të vlefshme. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.