×
  • Lajme
  • Lajme / Gara presidenciale

    Rezultatet e para, Trump po fiton në dy nga shtetet kyçe

    Reporteri
    06 Nëntor 2024 | 7:14

    Ish-presidenti Donald Trump pritet të fitojë në një nga shtetet shtetet kyçe të garës,  atë të Georgias, sipas projeksionit të CNN.

    Në  Georgia janë 16 vota elektorale. Duhen të paktën 270 vota elektorale për të fituar zgjedhjet presidenciale të vitit 2024.

    Gjeorgia është një shtet relativisht i ri në fushën e betejës në politikën presidenciale dhe ndihmoi që presidenti Joe Biden të fitojë në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2020.

    Gjeorgjia u kthye në blu për herë të parë në gati 30 vjet kur Biden fitoi me  11,779 vota.

    Trump po ashtu pritet të fitojë edhe në Karolinën e Veriut, transmeton gazeta online Reporteri.net.

    Harris aktualisht ka 187 vota elektorale, ndërkohë që Trump prin me 246.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!