‘Demokracia në Veprim’ ka publikuar rezultatet preliminare për 95% e të gjitha vendvotimeve në Kosovë.
Sipas këtyre rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit më 25.37%. Pason Lidhja Demokratike e Kosovës më 24.68 %, ndërsa e treta Partia Demokratike e Kosovës më 21.78%.
Sipas DnV-së, Koalicioni AAK-PSD ka marrë vetëm 11.6% të votave, shkruan Reporteri.net.
Këto rezultate preliminare nxjerrin Koalicionin NISMA-AKR mbi prag zgjedhor më 5.06%.
‘Sloboda’ e Nenad Rashiq, DnV-ja thotë se ka marrë 0.14% të votave. Shumë më shumë se kjo e fundit ka Lista Srpska më 6.61%. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.