Mazhoranca e vjetër parlamentare [e dalë nga zgjedhjet e 20 gushtit, 2020] është rikthyer dhe ky është i lajm i mirë, tha politikani serb i Malit të Zi, Andrija Mandiç në një konferencë për media, transmeton gazeta online “Reporteri.net”.
Në takimin me përfaqësuesit e shumicës së vjetër parlamentare, Mandiç tha se janë pajtuar për të krijuar shumicë të re parlamentare, pas mocionit të mosbesimit të qeverisë së pakicës së Dritan Abazoviç, raportuan mediat malazeze.
“Kemi mazhorancë të re që do të rezultojë në formim të qeverisë së re”, tha Mandiç, derisa shtoi se ditëve në vijim “do të fillojmë diskutimet në lidhje me përzgjedhjen e lidershipit”.
“Partitë që kanë pjesë në bisedime i dhanë nënshkrimet. Ndodhi ajo që të gjithë dyshuan se do të ndodhte. Ndodhi në atmosferë të mirë dhe i tejkaluam ndarjet në atmosferë të mrekullueshme, ia dolëm lehtë”, ka thënë politikani i bllokut pro-serb në Mal të Zi.
Pyetur nga gazetarët se a është arritur pajtueshmëri rreth pozitës së kryeministrit të ri, Andrija Mandiç tha sa do të informojnë për gjithçka.
Pyetur rreth deklaratës së eurodeputetit dhe kryesuesit të delegacionit evropian për bashkëpunim me Malin e Zi, Vladimir Biliç, se Bashkimi Evropian nuk do të mbështesë një qeveri të Malit të Zi që përbrenda ka DF-në (partinë më të madhe pro-serbe, dhe pjesë mazhorancës së vjetër parlamentare me të cilët Mandiç thotë se e kanë rikthyer, ai përgjigj si në vijim.
“Po ua lexoj vetëm një parim. Parimi është se ne nuk pranojmë çfarë na kërkojnë të tjerët por pranojmë atë çfarë na ka dhënë populli më 30 gusht [2020], dhe partitë që në atë kohë nuk kanë qenë pjesë e shumicës parlamentare [blloku sovranist malazez, përkatësisht DPS-ja e Millo Gjukanoviç] nuk do të përfshihen”, ka thënë Mandiç për gazetarë.
Edhe pjesëtari i partisë URA të Dritan Abazoviç, tha se kanë arritur marrëveshje.
“Gjithçka që sot kemi arritur e merr lumi nëse në seancën e Kuvendit votohet shkarkimi i kryetares së kuvendit Danijella Gjureviç”.
Marrëveshja e mëposhtme e arritur, vërehet e shkruar në alfabetin çirilik, ndërsa në Mal të Zi shkruhet në shkronja latine.