×
  • Lajme
  • Lajme

    Rikthehen kolonat në Prishtinë

    Reporteri
    13 Maj 2020 | 10:51

    Lehtësimi i masave të lëvizjes nga Qeveria e Kosovës ka bërë që qytetarë të shumtë të qarkullojnë nëpër rrugët e qytetit.


    Numër i madh i veturave është vërejtur mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

    Lexues të Reporteri.net kanë dërguar foto ku shihen kolona të mëdha te Menza e Studentëve, njëjtë sikur në ditët normale kur nuk kishte orar të kufizuar të daljes, sikur tani me pandeminë.

    Por, fluks ka pasur edhe në pjesët e tjera të Prishtinës dhe kjo vërehet çdo ditë, që nga dita kur u hoq karantina në kryeqytet.

    Kujtojmë se mbrëmë u shënuan 24 raste të reja me coronavirus, ndërsa IKSHP në vazhdimësi po bën thirrje të respektohen masat dhe të mos dilet pa nevojë. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!