Driton Bardheci, kryetar i të rinjve të AAK-së, përmes një postimi të bërë në llogarinë Facebook, i është kundërpërgjigjur kryetarit të VV-së, dega në Klinë, Xhafer Berishës, ku ky i fundit ka reaguar ndaj aksionit të AAK-së kundër qeverisë Kurti.
Ndërsa, Bardheci, e ka korrigjuar Berishën, derisa i ka thënë se nëse ka nevojë do ia dërgojnë një Abetare, për shkak të gabimeve të shumta drejtshkrimore.
Ky është postimi i kryetarit të të rinjve të AAK-së:
Lus kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje në Klinë që për një periudhë sa më të shkurtër kohore, të mësohet të shkruaj, ngase me atë shkrim do e kenë të vëshirë ta kuptojnë qytetarët e Klinës, e sidomos një intelektual si prof.Zenun Elezaj.
Përndryshe, nëse nuk përmirësohet, rinia e AAK-së nuk do qëndroj kot, do ja dërgoj një ABETARE.
Dhe meqë është i bindur për jetëgjatësinë e kësaj qeverisje, mos t’i pengojnë aq shumë aksionet tona politike-demokratike.
Ne jemi këtu, për të mbrojtur qëndrimet e partisë sonë, ashtu siç do të bënte secili dhe do vazhdojmë ta bëjmë këtë, saherë që z.Kurti me vartësit e tij GABON.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.