Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka marrë pjesë në përurimin e investimeve në Klinikën e Kardiokirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, raporton Gazeta Online Reporteri.net.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kurti ka ndarë pamjet e reja nga Klinika, duke thënë se ky është vit i transformimit të shëndetësisë publike.
“Me investimet e bëra, që i përuruam sot, ka 9 shtretër më shumë, dhoma të kujdesit intensiv dhe salla operative sipas standardeve më të larta, filtra për eliminimin e infeksioneve intrahospitalore, banjo e nyje sanitare moderne, hapësira të ripërtërira e të riorganizuara të sportelit dhe të pritjes, si dhe hapësirë të re për depo të barnave, arkiva dhe zyre për stafin shëndetësor. Ajo tash është në mesin e Klinikave më të bukura të ShSKUK-së.
Ky vit, është vit i transformimit të shëndetësisë publike”, shkroi ai.