Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj ka thënë se viti i ri shkollor do të nis sipas planit të paraparë.
Megjithatë ai la të kuptohet se mund të ketë hapa tutje në lidhje me krijimin e kushteve për dialog sa i përket kërkesave të tyre.
“Për t’i ikur grevave e protestave dhe për t’i dhënë hapësirë dialogut ne kemi filluar dhe jemi të angazhuar që të mbajmë takime me të gjithë ata që ndikojnë në krijimin e kushteve për dialog”, deklaroi Jasharaj për transmetuesin publik të Kosovës, teksa shtoi se u kanë dërguar shkresa të gjithë shefave të grupeve parlamentare të partive politike.
Por, ai pati kritika për ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, për siç thotë shmangien e takimeve me SBASHK-un që nga viti 2022, duke shkaktuar rritjen e pakënaqësisë te punëtorët e arsimit.
Sipas Jasharajt, nëse kërkesat e SBASHK-ut heshten, atëherë mbetet që Këshilli Drejtues, si organ më i lartë i sindikatës, të marrë nisma për të vepruar më tutje, sipas ligjeve në fuqi për veprime sindikale.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.