Sanie Rexha, bashkëshortja e Abedin Rexhës, në emisionin Frontal në T7 ka folur për 22 vjetorin e përballjes së parë mes UÇK-së dhe forcave serbe në Vojnikë të Skënderajt.
Ajo ndër të tjera ka folur për ditën e dasmës së saj më Abedin Rexhën të cilën e ka quajtur “dasmë ilegale”.
“Pasi ilegalisht jemi kthy në Kosovë, kemi bon një dasmë ilegale. Me pas erdhën forcat serbe, unë dhe Abedini jemi detyruar të ikim. Na kemi ikë, kemi dalë në mal. Unë isha e veshur si nuse kur dola në mal”, ka deklaruar ajo.
Sanija më tej ka treguar momentin si ka arritur të ikë nga shtëpia.
“Me kujtohet ai moment kur kane hy policia serbe unë kam kcy për dritare dhe jam largu nga shtëpia”, ka thënë Rexha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.