×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëfimi i ish-ushtares së UÇK-së që ishte zënë rob nga ushtria serbe

    Reporteri
    04 Maj 2021 | 10:24

    Në dhjetor të vitit 1998, ushtria serbe kishe zënë robër nëntë ish-ushtarë të UÇK-së. Në mesin e tyre ishte edhe Merita Ramadani nga fshati Likofc i Drenasit, e cila në atë kohë ishte vetëm 16-vjeçare.


    Menjëherë pas lirimit, Merita ka rrëfyer për mediat e huaja se nuk e priste të dilte e gjallë nga duart e ushtrisë serbe, ajo për më tej ka treguar keqtrajtimin që i kanë bërë forcat serbe gjatë kohës sa ishte mbajtur robëreshë.

    “Mund të them se për mua kjo është lindje e dytë, lirimi i djehit ka qenë diçka e papritur, nuk kamë besuar se do të lirohem. Na kanë maltretuar në mënyrën më të poshtër, siç e kanë zakon të përdorin në gra e fëmijë, e në femra shqiptare”, kishte thënë Ramadani, pas lirimit, transmeton Magazina.al.

    Lirimi i Meritës dhe 8 ushtarëve tjerë të UÇK-së, ishte bërë duke përmbushur një marrëveshje sekrete nën të cilën UÇK-ja më pas kishte liruar 5 serbë të burgosur.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!