×
  • Lajme
  • Lajme

    Rrëmbehet nga dy burra një vajzë në Istog, babai raporton rastin

    Reporteri
    20 Shkurt 2021 | 11:15

    Një burrë në Istog ka raportuar në Polici se më 18 shkurt është rrëmbyer vajza e tij nga dy persona.


    Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, ndërsa prindi thotë se vajza e tij u rrëmbye nga dy persona me një veturë me targa vendore.

    ”Istog 18.02.2021 – 17:30. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se dy të dyshuar meshkuj kosovarë me një veturë me targa vendore kanë rrëmbyer vajzën e tij viktimën femër kosovare. Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Në lidhje me rastin është njoftuar prokurori i shtetit. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!