×
  • Lajme
  • Lajme / Monedha nga 2 euro

    Rreth 15 mijë euro të falsifikuara në një bankë në Podujevë, punonjësja i dërgon në polici

    Reporteri
    14 Shkurt 2024 | 8:54

    Një punonjëse e bankës ka dorëzuar në stacion policor në Podujevë 7380 monedha metalike dyeuroshe që dyshohet se janë të falsifikuara.

    Siç ka bërë të ditur Policia në raportin e saj 24-orësh, punonjësja ka thënë se paratë janë deponuar në bankë nga klientë të ndryshëm gjatë një periudhe 5-vjeçare.

    Rasti është duke u hetuar.

    “Rr. Bulevardi i Dëshmorëve, Podujevë 13.02.2024 – 10:00 – Ankuesja femër kosovare – zyrtare e bankës, ka sjellë në stacion policor 7380 monedha metalike nga 2 € që dyshohet se janë të falsifikuara. Sipas ankueses, paratë janë deponuar në bankë nga klientë të ndryshëm gjatë një periudhe 5-vjeçare. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!