×
  • Lajme
  • Lajme / Flasin për suksese

    “Rritëm pagat”, “S’ka më interferim në tendera në shëndetësi”, Vitia e këshilltari i Kurtit kritikojnë opozitën

    Reporteri
    06 Tetor 2024 | 16:20

    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe Jusuf Ulaj, këshilltar i kryeministrit Kurti, sot në panelin për shëndetësi të organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje ka folur për disa nga rezultatet që sipas tij janë arritur gjatë mandatit të Qeverisë Kurti, ndërsa kanë adresuar kritika për opozitën, duke i quajtur kritikat e tyre të dobëta, shkruan Reporteri.net.

    Ministri Vitia si sukses ka renditur menaxhimin e pandemisë dhe vaksinimin e mbi 60% të popullësisë, pasataj ndërhyrjet në infrastrukturën e klinikave e spitaleve, shtimin e buxhetit, dhe rritjen e pagave, shkruan Reporteri.net.

    “Kemi pasur rritjen më substanciale të pagave në gjithë historinë e pas luftës në Republikën e Kosovës. Sot reflektohet me atë që specialistët e shumtë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në spitalet e përgjithshme nuk kanë më rrogë bashkë me kujdestari dhe shtesat e tjera, të cilat në koordinim të plotë dhe duke falënderuar Ministrinë e Financave, sot nuk ka më rrogë të mjekëve specialistë nën 2 mijë euro, një rrogë e cila është një nga rrogat më të larta në të gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimorë”, ka thënë Vitia.

    “Në politika e shprehura në legjislacion kemi pasur synim ligjin për shëndetësinë, ligjin për çmimin e barnave, ligjin për sigurimet shëndetësore, ligji për produktet dhe pajisjet medicinale. Ministri, po ashtu përmendi edhe sukseset e qeverisë në aspektin shëndetësor, si menaxhimi i pandemisë me sigurimin e vaksinave ku në mars 2021 nuk kishte asnjë vaksinë, ndërsa në fund të po atij viti arritëm që të vaksinonim mbi 60% të popullatës. Pas pandemisë kemi pasur ndërhyrje direkte në infrastrukturën rrënjësore të klinikave të spitaleve”.

    “Një sukses tjetër është edhe shtimi i buxhetit, kemi premtuar t’i shtojmë 40 milionë euro për katër vite, por arritëm ta bëjmë atë brenda 3 viteve”, ka deklaruar Vitia.

    Kurse, Jusuf Ulaj, këshilltar i kryeministrit Kurti, tha se kritikat që ju bëhen nga opozita, janë larg më të dobëta se kritikat që ia bëjnë vetvetes.

    “Ne jemi tepër kritik ndaj vetës sepse ne kemi plane dhe aspirata dhe se për herë të parë kemi qeveri plotësisht demokratike”, tha ai.

    Ulaj theksoi se nuk ka më lista që shkojnë nga zyra e kryeministrit tek drejtuesit e spitaleve për punësime, nuk ka më asnjë interferim në tendera nga asnjë nivel politik në shëndetësi, nuk ka asnjë punësim nepotist.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!