×
  • Lajme
  • Lajme

    Rritet numri i familjeve që kërkojnë ndihmë sociale, Agjencia e Statistikave të Kosovës publikon të dhënat

    Reporteri
    21 Shkurt 2021 | 9:29

    Pandemia duket se ka varfëruar shumë familje kosovare. Kështu së paku kuptohet nga të dhënat e publikuara në Agjencinë e Statistikave të Kosovës. Sipas këtyre të dhënave numri i familjeve që kërkojnë ndihmë sociale është rritur.


    Në muajin nëntor të vitit të kaluar ishin 25 mijë e 273 familje morën ndihmë sociale.

    Kurse, në dhjetor numri i familjeve që kërkojnë ndihmë sociale shënoi rritje enorme.

    Në muajin e fundit të vitit të kaluar, 25 mijë e 679 familje morën ndihmë sociale.

    Komuna më e varfër në Kosovë vazhdon të jetë Mitrovica. 2392 familje marrin ndihmë sociale në Mitrovicë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!