Një veturë ne të cilën gjendeshin pesë persona është rrotulluar në rrugën Prishtinë-Pejë, afër fshatit Sllatinë. Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka deklaruar se raportohet edhe për të vdekur nga ky vetaksident, shkruan Reporteri.net.
“Me datën 29.08.2024, rreth orës 18:56 Policia ka pranuar informaten se afër fshatit Sllatinë, drejtimi Prishtine-Pejë një veturë në të cilën gjendeshin 5 persona kishte humbur drejtimin dhe ishte rrotulluar dhe është shkaktuar një vetaksident. Menjeherë policia ka reaguar në lokacion dhe janë njoftuar ekipet tjera emergjente dhe zjarrfiksat. Sipas informatave fillestare dyshohet se përveq lendimeve të renda trupore raportohet edhe për pasoja fatale në këtë rast”, ka thënë Hoxha për Reporteri.net.
Hoxha ka thënë se autoritetet ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë hetime, “përderisa për detaje do të njoftoheni pas raportimeve shtesëë nga zyrtarët nga vendi i ngjarjes”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.