Reshjet e shiut kanë bërë që veturat thuajse të “fundosen” në ujë në Veternik.
Në pamjet që kanë ardhur në adresë të gazetës online Reporteri.net shihet se rruga në këtë pjesë të kryeqytetit është mbushur me ujë dhe për pasojë qarkullimi i veturave është vështirësuar.
Nuk është hera e parë që reshjet e shiut bllokojnë këtë pjesë të kryeqytetit.
Kujtojmë se reshje të mëdha të shiut ka pasur këto dy ditë edhe në rajon, duke shkaktuar vërshime katastrofike në Bosnjë e Hercegovinë, me pasojë edhe në njerëz.
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar sot se Kosova nuk rrezikohet nga vërshimet./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.