×
  • Lajme
  • Lajme

    Rugova i LDK-së ka disa dyshime: Pse nuk po ftohet mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm?

    Reporteri
    22 Shkurt 2021 | 9:36

    Zyrtari i LDK-së, Naser Rugova ka vazhduar kundërshtimet karshi subjektit të tij pas dorëheqjes së Isa Mustafës nga posti i kryetarit.


    Rugova ka thënë se këshilli i përgjithshëm i LDK-së është organi i vetëm që ka legjitimitet të diskutojë dhe të marrë hapat e domosdoshëm, sipas atij.

    Tutje, ai thotë se po pengohet debati i brendshëm.

    “Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së sot është organi i vetëm me legjitimitetin e plotë të diskutojë dhe të marrë vendime për hapat e domosdoshëm që duhet t’i marrim sot. Pse nuk po ftohet mbledhja e këshillit? Kujt po i pengon debati i brendshëm? Normal, vetëm atyre që për të mbrojtur interesat e veta nuk e kanë dert edhe nëse na sjellin në 5%. p.s Pandemia nuk është justifikim, sepse gjatë fushatës askush nuk e ka lodh kokën për atë punë”, tha Rugova.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!