Grupi i pacientëve me sëmundjet e zemrës hynë në grupin e personave të cilët janë më të rrezikuarit nga prekja me virusin Covid 19. Kështu ka deklaruar për Express, kirurgu kardio vaskular, doktor Raif Çavolli.
“Grupi i pacientëve me sëmundje të zemrës është shumë i rrezikuar nga Covid 19. Unë shqetësohem më shumë për pacientët të cilët kanë pasur ndërhyrje kardiake pra që kanë qenë të operuar. Ata kur të dalin nga spitalit duhet të kenë rekomandime të qarta se si të veprojnë”, sqaron doktori.
Tutje ai thotë se pacientët që kanë sëmundje kardiake, pra të zemrës, duhet t’u përmbahen në përpikëri rekomandimeve të OBSH’së.
“Pacientët kardiak le t’u përmbahen udhëzimeve të OBSH’së dhe ministrisë së Shëndetësisë, ilaçet mos t’i ndalin asesei, pastërtia të jetë në nivelin maksimal. T’u ikim takimeve në grupe”, thotë doktori.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.