Qeveria e Kosovës ka miratuar sot Projektligjin për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë me dije se 7% do të jetë shuma e të ardhurave që do të shkojnë për Fondin e Sigurimit Shëndetësor, vlerë që do të ndahet mes punëmarrësit dhe punëdhënësit, me nga 3.5% secili, shkruan Reporteri.net.
E njëjta shumë është e paraparë edhe me Ligjin e vitit 2014, i cili vazhdon të jetë në fuqi, ndonëse i pazbatuar plotësisht.
“Kostoja shtesë për qytetarët do të jetë një mbledhje e kontributeve shtesë në emër të solidaritetit që të shtohet buxheti për shëndetësi. 7% do të jenë të ardhurat të cilat do të arkëtohen në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore, ku 3.5% do të jenë nga paga e qytetarëve dhe 3.5% nga punëdhënësi”, ka thënë Vitia në konferencë për media.
“Është më rëndësi që ky projektligj vjen pas një periudhe te gjatë diskutimesh, marr parasysh rëndësinë që ka ky projektligj. Ne kemi analizuar të gjitha sfidat dhe mangësitë që ka sistemi shëndetësorë. Është hapi themelor për krijimin e sigurimeve shëndetësore. Më këtë po rregullohen shumë gjëra. Po rregullohen edhe çështjet për mbledhjen e kontributeve nga qytetarë për fondin e sigurimeve. Kostoja shtesë për qytetar do të jetë një mbledhje e kontributeve shtesë në emër të solidaritetit që të shtohet buxheti në shëndetësi. 7 për qind do të jenë, ku 3,5 për qind do të jenë nga paga e qytetarëve dhe 3,5 për qind nga punëdhënësi”, ka deklaruar tutje ai.Vitia.