Platforma Rajonale e Ballkanit Perëndimor, SafeJournalists – anëtare e së cilës është edhe AGK-ja – ka reaguar pas fushatës denigruese së deputetëve dhe zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje ndaj “Nacionales” dhe “Periskopit”.
“Rrjeti SafeJournalists dënon ashpër fushatën denigruese të nisur nga Lëvizja Vetëvendosje…I bëjmë thirrje Kryeministrit Kurti që të dënojë këtë fushatë denigruese, dhe të distancohet nga këto akuza të pabaza”, thuhet ndër të tjera në reagim.
Reagimi vjen pas publikimit nga Radio Televizioni i Kosovës të një raporti të publikuar fillimisht në median e Bosnje e Hercegovinës, “Slobodna Bosna”, e ku etiketohen dy media të Kosovës, “Nacionale” dhe “Periskopi”, si të kontrolluara nga Beogradi.
Ky publikim ka nxitur reagime të mëdha, ndërsa deputetë e ministra të qeverisë aktuale kanë kërkuar që të hetohen dy mediat.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.