×
  • Lajme
  • Lajme

    Sami Lushtaku flet i emocionuar për çlirimin e Skenderajt: Nuk kam besuar se do ta përjetoj lirinë

    Reporteri
    18 Qershor 2021 | 11:49

    Skenderaj sot shënon ditën e çlirimit nga pushtimi serb! Ish Komandanti i UÇK-së në Zonën Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, e kujton me emocion këtë moment, sepse ai thotë se fillimisht nuk kishte menduar se do ta përjetojë ditën e çlirimit dhe se atë ditë kishte emocione të përziera dhimbje e krenarie. Ai thotë se përveç gëzimit ndjente edhe shumë dhimbje për shokët e rënë dhe humbjen e jetës së shumë qytetarëve.


    “Për mua kanë qenë emocione shumë të përziera. Së pari s’kam pritur fare se do ta përjetojë ditën e çlirimit ta përjetoi atë kënaqësi, por njëkohësisht jam ndjerë edhe i mërzitur. Sepse një pjesë e shokëve të mi dhe shumë qytetarë ishin të vrarë dhe shumë familje kishin mbetur pa më të dashurit e tyre, kështu që emocionet kanë qenë tepër të përziera. E kam pasur shumë të vështirë kur kam hy në Skenderaj dhe ajo ditë për mua nuk harrohet asnjëherë, asnjëherë”, ka thënë për Gazetën Infokus, ish komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku.

    Skenderaj është qyteti i parë që është përballur me luftë të ashpër me forcat serbe duke shënuar kështu edhe fillimin e rezistencës së hapur me luftë ndaj okupatorit serb, por që është qyteti i fundit që u çlirua. Arsyen se pse Skenderaj u çlirua i fundit Lushtaku thotë të mos e ketë të qartë por supozon se kjo ka ndodhur si rezultat i koncentrimit të madh të forcave serbe në këtë rajon.

    “Supozime mund të japim të gjithë por as unë nuk e kam të qartë por unë supozoj që Forcat Ushtarake e Policore serbe kanë qenë më së shumti të koncentruara në këtë pjesë dhe e kanë pasur të vështirë tërheqjen”, ka thënë Lushtaku

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!