×
  • Lajme
  • Lajme

    Sami Lushtaku: Kurti nuk mund të jetë kryeministër nëse nuk e garanton lirimin e të burgosurve në Hagë

    Reporteri
    03 Maj 2021 | 21:55

    Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se nëse Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, nuk e garanton lirimin e të burgosurve që po mbahen në Hagë, ai nuk mund të jetë kryeministër i shqiptarëve të Kosovës.


    “Nuk kemi nevojë me i ushtru presion kurrkujt, nëse zoti Kurti është Kryeministër i Kosovës, kjo nuk do koment. Nëse Kurti nuk e bën një gjë të tillë, ai nuk mund të jetë Kryeministër i shqiptarëve të Kosovës. Ai moralisht nuk është Kryeministër i Kosovës”, ka thënë Lushtaku në emisionin Debat Plus.

    Zyrtari i PDK-së, Gani Koci ka postuar në Facebook një deklaratë të para disa viteve të ministres së tanishme të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla.

    Gërvalla atë kohë kishte thënë se do të ndihmonte me materiale sapo të formohej Gjykata Speciale kundër, siç thoshte ajo, kokave të organizatës kriminale Hashim Thaci dhe Kadri Veseli.

    https://www.youtube.com/watch?v=Uw0wVYVkyLk

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!