Saranda Bogujevci thotë se Lista Serbe qeshën në Kuvend derisa ajo po fliste për masakrën ndaj familjes së saj

Një gjest aspak i hijshëm ka ndodhur gjatë seancë së djeshme në Kuvendin e Kosovës.


Derisa fliste deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, pretendohet se deputetët e Listës Srpska (veglat e Aleksandër Vuçiqit) shpërthyen me të qeshura kur ajo foli për vrasjen e familjarëve të saj.

Saranda, e cila gjatë luftës në Kosovë ishte e plagosur rëndë në masakrën e Podujevës ku humbi një pjesë të madhe të familjes, u deklarua rreth këtij veprimi të turpshëm.

“Për të qeshurat e tyre nuk është çudi, nuk kanë ndryshuar, janë të njëjtit. Për mua më e dhimbshme është që nuk u dëgjua fjala e Kosovare Kelmendit (vajzës së Nekibe Kelmendit) se sa të qeshurat e Listës Srpska”, ka thënë ajo për “Indeksonline”.

Bugujevci u shpreh se nuk pres asgjë më mirë prej Srpska-s, por që ka pritur më mirë nga bashkëkombësit e saj në legjislativ.

Në pjesën ku gjendeshin deputetët serbë, në katin e dytë (në vendin e mediave) ishin edhe deputetët e grupit 6+, dy deputetë të pavarur si dhe ata të Nismas.

DËGJOJENI ME VËMENDJE!Ky është fjalimi i Deputetes Saranda Bogujevci e mbijetuar e masakrës së Podujevës ku u vranë dhe masakruan 14 anëtarë të Familjes Bogujevci dhe Duriqi në mesin e tyre edhe 7 fëmijë të moshës 7-15 vjeçare. Deputetja Bogujevci ende lëngon nga plagët e luftes ku kishte marrë 16 plumba në trupin e saj të njomë si fëmijë e moshës 13 vjeçare. Megjithë tragjedinë që ka kaluar ajo në fokus të fjalimit të saj lexoi letrën e Kosovare Kelmendit bijës së zonjës tashmë të ndjerë Nekibe Kelmendi së cilës poashtu ju shua gjithë familja nga barbarët serb. Zonja e nderuar Nekibe Kelmendi ishte ministre e drejtësisë nga radhët e LDK-së ajo u shkarkua nga Hashim Thaçi dhe LDK-ja ja dha aminin menjëher duke i thënë se qeshtu po e kërkojnë miqtë ndërkUmtar …!? Saranda gjatë fjalimit në një moment s’kishte edhe si të përmbahej, o Zot si mund të përmbahej…?! E, në këtë tragjedi disa “deputetë” e ndërprenë (min5:20) duke u zgërdhirë dhe gajasur me Sarandën dhe rrëfimin e saj…?!JU JENI QELBËSIRA.

Publiée par Jeton Sopa sur Jeudi 26 mars 2020