×
  • Lajme
  • Lajme

    Sava Janic thotë se është tmerruar nga sulmi ndaj djalit të Rashiqit: Ata nuk janë serbë por çnjerëzorë

    Reporteri
    23 Shkurt 2021 | 8:34

    Djali i politikanit të moderuar të serb të Kosovës, Nenad Rashiqit, është rrahur dje gjatë ditës.


    Igumeni i manastirit të Deçanit, Sava Janic  ka dënuar këtë sulm që ndodhi dje në Llapnasellë të Graçanicës.

    Përmes një shkrimi në Facebook, Janic ka thënë se është i tmerruar nga rasti.

    Janic ka thënë se ky është një krim i tmerrshëm e ata që e kanë kryer këtë vepër nuk janë serbë po çnjerëzor.

    Ai tutje ka thënë se autorët duhet të identifikohen sa më shpejt, e me që ekziston edhe video një gjë e tillë shton se nuk është e vështirë që të bëhet.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!