×
  • Lajme
  • Lajme / Bisedë telefonike

    Scholzi ia thekson Vuçiqit rëndësinë e dialogut Kosovë-Serbi

    Reporteri
    05 Shtator 2024 | 17:13

    Kancelari gjerman, Olaf Scholz, përmes një bisede telefonike me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuciq, ia ka theksuar rëndësinë e dialogut midis Kosovës dhe Serbisë.

    Përmes një njoftimi të lëshuar nga qeveria gjermane, thuhet se gjatë bisedës, Scholz dhe Vuçiq kanë këmbyer pikëpamjet për raportet bilaterale dhe interest e përbashkët, raporton gazeta online Reporteri.net.

    “Kancelari foli edhe për rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe ritheksoi mbështetjen e vazhdueshme të Gjermanisë për të”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

    Po ashtu, në njoftim thuhet se Scholz dhe Vuçiq, kanë diskutuar edhe për çështjen e litiumit dhe materialeve të tjera.

    Sa i përket çështjes së litiumit, thuhet se Scholzi i ka ofruar mbështetjen gjermane Vuçiqit për të siguruar standarde të larta mjedisore dhe të qëndrueshmërisë në minierat e litiumit në Serbi.

    /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!