Deputetët e Kuvendit të Kosovës në ora 19:30 pritet të mblidhen për të votuar për ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, shkruan Reporteri.net.
Ndonëse ishte paralajmëruar që kjo seancë të mbahej në ora 17:00, Reporteri.net mëson se do të mbahet në ora 19:30.
Ky burim i Reporteri.net thotë se mund të ketë sërish edhe një shtyrje tjetër pro një gjë është e sigurtë ajo do të mbahet sonte.
Qeveria Kurti synon që në këtë seancë të bëjë ndryshimin e Ligjit, ku qytetarëve të Kosovës që jetojnë në diasporë t’u mundësohet votimi nëpër ambasada.
Kjo iniciativë u kundërshtua nga partitë opozitare.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.