×
  • Lajme
  • Lajme

    Sejdiu për vendimin e MI-së që të paguhet tiketa pesë euro për vetura: Shkoi homologimi, erdhi tiketa

    Reporteri
    13 Korrik 2021 | 22:51

    Dardan Sejdiu, njohës i çështjeve politike, e ka komentuar vendimin e Ministrisë së Infrastrukturës për pagesë të tiketës ngjitëse, që do shërbejë me qëllim të verifikimit të kontrollimit teknik të automjeteve, e cila do kushtojë afro 5 euro.


    Sejdiu, me anë të një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se tiketa e ka zëvendësuar pagesën e homologimit, e cila unanimisht është votuar nga deputetët të largohet si procedurë për regjistrimin e veturave.

    “Po thojnë: Ministria e Infrastrukturës dhe kompania ‘Auto Control Kosova’, ka nënshkruar marrëveshje për ofrimin e tiketës ngjitëse me qëllim të konfirmimit të kontrollimit teknik të automjeteve. Vetëm 5 euro per veturë! Shkoj homologimi. Qeveria on fire”, deklaroi ai në ‘Facebook’.

    Nga një shtatori qytetarëve të Kosovës do t’iu shtohet një kosto shtesë financiare me rastin e regjistrimit të automjeteve. . Ata do të detyrohen të paguajnë 4 euro e 90 cent shtesë për tikeketën ngjitëse.

    Kjo pasi Ministria e Infrastrukturës dhe kompania ‘Auto Control Kosova’, ka nënshkruar marrëveshje për ofrimin e tiketës ngjitëse me qëllim të konfirmimit të kontrollimit teknik të automjeteve

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!