×
  • Lajme
  • Lajme

    Sekretari i OVL të UÇK-së: Nëse sjellin CD do t’i publikojmë, nëse arrestohem vjen tjetri pas meje

    Reporteri
    28 Shtator 2020 | 22:33

    Sekretari i OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka thënë se organizata e tyre do publikojë CD-në nëse vije në zyret e tyre nga personi që i ka sjellë dosjet e Speciales.


    “Edhe nëse bien CD-të do t’i pranojmë, edhe nëse më arrestojnë vjen tjetri pas meje. Detyra jonë është ta komprometojë Specialen”, ka thënë ai në Kanal 10, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka thënë se nuk janë befasuar nga aksioni, por nga mos reagimi i shtetit.

    “I kemi bërë me vetedije të plotë (publikimin e dosjeve), nuk jemi të befasuar me aksionin, por jemi të befasuar se Kosova nuk ka shtet. Policia e Kosovës ka ardhur me ruajt EULEX-in nga gjuajtja me shishe nga turma, lart nuk kanë qenë hiç”, ka thënë Klinaku.

    Kujtojmë se Hysni Gucati e Nasim Haradinaj para arrestimit nga Specialja kishin deklaruar në një konferencë për media se personi që i ka sjellë dosjet ka thënë se herën tjetër do të sjellë një CD. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!