×
  • Lajme
  • Lajme / Aksioni në veri

    Sekuestrimi i armatimit në veri, reagon Sveçla: Po zgjatet lista e terroristëve të strehuar në Serbi

    Reporteri
    07 Tetor 2024 | 22:08
    Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme

    Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar pas aksionit të Policisë në veri ku u sekuestrua armatim dhe pajisje për trazira e për prodhim të jashtëligjshëm të kriptovalutave.

    Me anë të një një postimi në Facebook Sveçla ka thënë se ky është edhe një rast shtesë “që dëshmon se po zgjatet lista e kriminelëve e terroristëve që po strehohen në Serbi”, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Mirëpres aksionin e sotëm të Policisë së Kosovës në veriun tonë, që rezultoi me sekuestrimin e armatimit të shumtë e të ndryshëm, të pajisjeve për trazira e të pajisjeve për prodhimin e jashtëligjshëm të kriptovalutave, duke u parandaluar kështu sulme të mundshme ndaj zyrtarëve tanë, qytetarëve apo institucioneve tona. Ky është edhe një rast shtesë që dëshmon se po zgjatet lista e kriminelëve e terroristëve që po strehohen në Serbi.”, ka shkruar Sveçla.

    Ai ka vlerësuar se beteja në luftimin e terrorizmit po bëhet me sukses dhe se nuk ka kthim prapa.

    “Beteja në luftimin e terrorizmit teksa po vijon me sukses do të jetë e pandalshme dhe nuk ka kthim prapa. Vendi ynë nuk do të jetë asnjëherë strehë e kriminelëve e terroristëve që cenojnë sigurinë e qytetarëve, zyrtarëve apo institucioneve tona”, ka shkruar Sveçla.

    Gazeta online Reporteri.net ka raportuar sot se dy persona janë shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi në pronat e tyre janë sekuestruar armë dhe mjete të tjera ushtarake/

    Lajmi u konfirmua pas aksionit nga zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani.

    Policia në veri sekuestron një kallashnikov, granata e pajisje të tjera ushtarake, Elshani: Dy persona në kërkim

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!