Selimi-Ramës: Për me kry punë jemi na

Komuna e Prishtinës përballet me problemet nga më të ndryshmet. Një nga problemet janë edhe kanalizimet e hapura në lagjet e kryeqytetit.


Shefi i Shtabit nga radhët e AAK-së, Selim Selimi, ka ironizuar me kandidatin e LDK-së Përparim Ramën, për Prishtinën, pasi që ky i fundit u zotua se do të merret me rregullimin e kanalizimeve të hapura në lagjen ;Kalabria dhe ‘Mati 1’.

Selimi tha se deri sa arkitektat e qesin planin në 3D, ne veç e përfundojnë këtë punë.

“Pasi që ta qesin këta arkitektat planin në 3D qaty të mbetet kanalli. Për me kry punë jemi na”, tha Selimi.

Reagimi i Selimit vjen pas deklaratës së kandidatot të LDK-së Përparim Rama se çështja e kanalizimeve do të jetë prioritet i tij dhe do të zgjidhet shumë shpejt.

,