×
  • Lajme
  • Lajme

    Selmanaj, LDK: “Qeveria ua ka vu lakun në fyt qytetarëve të Kosovës”

    Reporteri
    24 Janar 2023 | 19:35
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar mbi veprimet e fundit të Qeverisë së Kosovës që kanë prekur drejtpërsëdrejti ekonomikisht qytetarët e vendit.

    Selmanaj tha se Qeveria ua ka vënë “lakun në fyt” qytetarëve të Kosovës derisa përmendi mosvotimin e Trustit, skemën e pensioneve si dhe së fundmi edhe rritjen e vlerës së tatimit në pronë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Vetëm brenda 5 dite: Voton kundër mundësisë për tërheqjen e parave nga Trusti. Voton kundër 11 mijë pensionistëve, duke mos ua njohur stazhin e punës për vitet 1990-1999. Sot pa fije turpi, qytetarëve ua dyfishon faturat e tatimit në prone”, shkroi ai në Facebook.

    “Nuk pritet më mirë! Këto janë rezultatet e një lëvizje politike anti-shtet!”. /Reporteri.net/.

    Rama fajëson Ministrinë e Financave për ngritjen e tatimit në pronë

    Postimi i plotë:

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!