×
  • Lajme
  • Lajme

    Rama fajëson Ministrinë e Financave për ngritjen e tatimit në pronë

    Reporteri
    24 Janar 2023 | 17:21
    Përparim Rama, Kryetari i Komunës së Prishtinës

    Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është deklaruar pas raportimit për ngritjen e çmimeve për tatimin në pronë.

    Përmes një postimi në Facebook, Rama ka deklaruar se ka pranuar shqetësime të arsyeshme që nga dita e djeshme për këtë ndryshim të çmimit.

    “Për të evituar hutinë e shkaktuar nga deklaratat e nxjerra deri më tash, dëshiroj ta bëj më se të qartë për të gjithë qytetarët e kryeqytetit, të cilët janë ata që direkt preken nga ky proces. Bazuar në dispozitat e Ligjit në fuqi për Tatimin në Pronën e Paluajtshme (neni 17 i Ligjit nr. 06/005 dhe UA MF-Nr. 08/2019) Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve është autoriteti kompetent për vlerësimin e pronave, ndërsa Kryeqyteti sipas të njejtit Ligj, cakton përqindjen e tatimit në pronë në bazë të vlerësimit të Ministrisë. Kryeqyteti e ka caktuar përqindjen më të ulët të mundshme të tatimit në pronë. Norma më e ulët e lejuar është 0.15% e shumës së përcaktuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve”, ka thënë Rama.

    Ai ka thënë se Komuna e Prishtinës nuk ka pasur asnjë ndikim në rritjen e faturave të tatimit në pronë, por rritja ka ardhë si pasojë e ri-vlerësimit të pronave nga Ministria e Financave.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!