Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakovic sot është takuar me kryediplomatin e shteti të Angolës, Tete Antonio.
Kreu i diplomacisë së Serbisë falënderoi Angolën për qëndrimin e saj të vendosur në çështjen për Kosovën dhe mbështetjen që po i jep Serbisë në organizatat ndërkombëtare, transmeton Reporteri.net.
Në këtë takim, dy kryediplomatët ranë dakord se duhet të organizohet një forum i biznesit mes Angolës dhe Serbisë.
Kjo për të rritur edhe më shumë bashkëpunimin ekonomik mes këtyre dy vendeve.
Dy ditë më parë, Aleksander Vuçiq falendëroi Indonezinë dhe Palestinën që nuk po e njohin Kosovën si shtet. /Gazeta Online Reporteri/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.