Shanthi Kalathil, zëvendësndihmësja dhe koordinatorja për demokraci e presidentit amerikan, Joe Biden, në prag të edicionit të dytë të Samitit për Demokraci, vlerësoi lartë kontributin e Kosovës në përmbushjen e zotimeve të këtij samiti.
Kalathil deklaroi se, gjatë vitit 2022, Kosova ka arritur suksese në tri zotime të rëndësishme, që përfshijnë çështje si sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit, të drejtat e njeriut, e të tjera, shkruan gazeta online Reporteri.net.
Një vlerësim ajo pati edhe për presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, e cila tha se e ka udhëhequr Kosovën në përmbushjen e këtyre zotimeve.
“Republika e Kosovës, përgjatë vitit që shkoi, ka arritur suksese të rëndësishme në të tri zotimet të cilat kishin për qëllim fuqizimin e sundimin e ligjit dhe luftën kundër korrupsionit, luftimin e autoritarizmit, avancimin e të drejtave të njeriut, diversitetin dhe gjithëpërfshirjen me fokus në avancimin e të drejtave të grave dhe barazisë gjinore”, deklaroi Shanthi Kalathil.
As the 2nd edition of the #SummitforDemocracy approaches, fmr. Deputy Assistant to @POTUS, Shanthi Kalathil, applauds Kosovo's progress in fostering the inclusion of women & vulnerable groups and commends President @VjosaOsmaniPRKS's leadership in delivering on 🇽🇰's commitments. pic.twitter.com/QVDU3cYWQx
— Office of the President, Republic of Kosovo 🇽🇰 (@Presidenca_RKS) March 14, 2023
Këtë vlerësim, ajo e shpalosi në kuadër të edicionit të 10-të të Javës së Gruas, organizuar nga NDI. /Reporteri.net/.