×
  • Lajme
  • Lajme

    SHBA udhëzon qytetarët e saj të vaksinuar që të mos udhëtojnë drejt Kosovës

    Reporteri
    20 Prill 2021 | 19:44

    Në udhëzimin e udhëtimit për qytetarët amerikanë, tashmë e përvetësuar nga Departamenti i Shteti me bashkëpunim me Qendrën për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, e ka renditur Kosovën si vend me rrezikshmëri shumë të lartë.


    Edhe personave të vaksinuar i është rekomanduar fuqishëm të mos udhëtojnë në Kosovë.

    Edhe pse Kosova vetëm se ishte pjesë e vendeve që konsiderohen si vende me rrezikshmëri të lartë, udhëzimit i shtohen edhe afër 130 vende të reja, raporton Deutsche Welle.

    Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi që bota “po i afrohej shkallës më të lartë të infeksionit” deri më tani, edhe pse ka nisur vaksinimi mbarëbotëror”.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!